Vendosni fjalën kyçe....

Proteinat e peshkaqenit neutralizojnë koronavirusin – Studimi


Sipas një studimi të ri, proteinat e ngjashme me antitrupat, të njohura si VNARs, të marra nga sistemi imunitar i peshkaqenëve, mund të neutralizojnë viruset e ngjashme me Covid në një zbulim që mund të ndihmojë në zhvillimin e një kure kundër koronavirusëve të ardhshëm.

Studimi, i publikuar më 16 dhjetor, pohoi se VNAR-et e peshkaqenëve ishin në gjendje të neutralizonin një koronavirus që është i aftë të infektojë njerëzit, WIV1-CoV. Ky lloj specifik i koronavirusit qarkullon vetëm te lakuriqët e natës, burimi i supozuar i virusit tw tanishwm Covid-19.

Ndërsa VNAR-et nuk do të jenë menjëherë të disponueshme për të trajtuar njerëzit gjatë pandemisë aktuale, shkencëtarët thanë se njohuria se proteinat e prejardhura nga peshkaqeni mund të neutralizojnë koronaviruset do të ndihmojë zhvillimin e mjekimeve dhe ilaçeve parandaluese për shpërthime të mundshme në të ardhmen.

VNAR-et e peshkaqenit, të cilat janë një e dhjeta e madhësisë së antitrupave të njeriut, mund të lidhen me proteinat infektive në një mënyrë unike që forcon aftësinë e tyre për të ndaluar infeksionin.