Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen tubacioni i gazit në Pakistan, 16 të vdekur dhe 16 të plagosur


Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit në tubacionin e gazit natyror në Karaçi të Pakistanit që ndodhi të shtunën.

Shpërthimi ndodhi para një ndërtese në një lagje industriale të qytetit, e cila shërben si qendër tregtare e vendit, duke shkaktuar shembjen e çatisë dhe mureve.

Dhjetë prej të plagosurve kanë dalë nga spitali pas mjekimit, ndërsa trajtimi i gjashtë personave po vazhdon.

Ministrja provinciale e Shëndetësisë në Sindh, Azra Pechuhu, njoftoi se babai i deputetit Alamgir Khan nga Partia e Lëvizjes për Drejtësi në Pakistan (PTI) në pushtet humbi jetën gjithashtu në shpërthim.

Nga shpërthimi janë dëmtuar shumë shtëpi, biznese dhe automjete.