Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi me tritol në Vlorë, 33-vjeçarit iu bë atentat edhe në 2017. Një makinë gjendet e djegur në Babicë


Për 33-vjeçarin Indrit Sadedini nuk është hera e parë që është shënjestër e një atentati.

Indrit Sadedini i ka shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2017. Në mjetin e tij ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol, shpërthimi i së cilës do të shkaktonte vdekjen e sigurt të shënjestrës ne ecje.

Në atë kohë Sadedini ishte pronar i një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Po në muajin Prill të 2017-ës në lokalin që ai kishte në zotërim u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Në atë kohë, Sadedini u procedua në gjendje të lirë nga policia për moskallëzim krimi dhe që prej atëherë e ka lënë lokalin me qira.

Më 20 prill 2017, në lokal u ekzekutua me armë 33-vjeçari Ergys Gjioveshaj dhe u plagosën aksidentalisht edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një femër.

Ditën e sotme atij iu vendos tritol në parkingun e një pallati në lagjen 10 korriku duke marrë plagë të rënda.

Pas ngjarjes një makinë është gjendur e djegur në fshatin Babicë e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.