Vendosni fjalën kyçe....

“Të gjithë janë të frikësuar, nuk flasin dot” – Prindërit e notareve femra në universitetin amerikan kundër notarit transgjinor


Prindërit e atleteve në një universitet amerikan, ku një notar transgjinor ka thyer rekorde thuhet se kanë kërkuar ndryshime të rregullave, duke paralajmëruar se ‘integriteti i sporteve të grave’ është në rrezik pasi ish-burri dominoi pishinën.

Në sezonin e saj debutues si anëtare e ekipit të femrave në Universitetin e Pensilvanisë, Lia Thomas, e cila ishte pjesë e ekipit të meshkujve të institucionit për tre vjet para se të kalonte në transgjinore, mundi një kolege skuadre të lindur femër me 38 sekonda në një garë në Ohio më herët këtë muaj.

E njohur më parë si Will, Thomas thuhet se është mburrur për lehtësinë me të cilën ka siguruar fitore në dukje spektakolare.

Kjo ka çuar në zemërimin e prindërve të stutendëve të universitetit.

Në një vendim të vënë në pikëpyetje nga disa punime shkencore, ligjet e Shoqatës Kombëtare të Atletikës Kolegjiale (NCAA) lejojnë gratë trans të konkurrojnë pasi të kenë përfunduar një vit trajtimi për shtypjen e testosteronit.

Thuhet se Thomas ka pasur dy vjet e gjysmë terapi të vazhdueshme për zëvendësimin e hormoneve, por prindërit e rreth 10 notarëve thuhet se i kanë dërguar një letër NCAA, Ivy League dhe universitetit duke kërkuar ndryshime të rregullave.

“Precedenti i krijuar në të cilin gratë nuk kanë një hapësirë ​​të mbrojtur dhe të barabartë për të konkurruar, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për atletet femra në çdo sport”, shkroi grupi në fjalë, sipas MailOnline.

Pas një numri atletesh që fillimisht komentuan në kushte anonimiteti, një prind që me sa duket kërkoi të mos identifikohej nga frika e pasojave thuhet se i tha medias: “Notaret kanë ndjenja të përziera. Shumë prej tyre duan të flasin, por nuk e bëjnë sepse besojnë se do të përjashtohen. Të gjithë janë të frikësuar. Prindërit janë gjithashtu të frikësuar se fëmijët do të dëmtohen. Ne po paguajmë 80,000 dollarë për këtë shkollë. Jeta e tyre do të ndikohet. Këtu në rrezik është integriteti i sportit të grave.”

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani