Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Ç’pret SPAK që s’merr të pandehur Ramën e Veliajn për incineratorët, vonesa e kompromenton rëndë


Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të marrë si të pandehur për çështjen e incineratorëve kryeministrin Rama e kryebashkiakun Veliaj.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se dokumentet flasin qartë për përgjegjësinë e dyshes Rama-Veliaj ndërsa thekson se qytetarët presin marrjen në përgjegjësi penale të bandës së strukturuar kriminale të incineratorëve.

Në fund ai bën pyetjen nëse SPAK është i pavarur apo pret urdhrat e Ramës e Veliajt dhe thekson se nëse prokuroria vonohet vetëm sa kompromenton rëndë veten pasi nuk e ndryshon dot fatin e bandës së incineratorëve.

“SPAK rendon veten duke mos marre ne pergjegjesi penale Ramen e Veliajn! Te gjithe shqiptaret kerkojne sot marrjen ne pergjegjesi penale te te gjithe bandes se strukturuar kriminale te inceneratoreve duke filluar nga kokat e verteta. Dokumentet flasin shume qarte  per pergjegjesine e Veliajt dhe Rames.(FOTO). Veliaj e shkeli dhunshem Ligjin e Pushtetit Lokal dhe asgjesoi Keshillin Bashkiak per Inceneratorin e Tiranës, SPAK- u ç’pret akoma!  Projekti i Inceneratorit te Tiranes është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është shprehur ‘parimisht dakord’ mbi studimin e fizibilitetit. Por Veliaj nuk e ka asnje te drejte për ta miratuar projektin me angazhim financiar per plot 30 vjet. Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë.  I vetmi institucion, i cili miraton Buxhetin eshte Këshilli Bashkiak.. Ndersa Rama ka firmosur me doren e tij Koncesionin duke pasur opinionin kunder edhe te ministrave te tij. SPAK pra e ka shume te lehte detyren! Ç’pret SPAK-u perse nuk vepron?

A eshte i pavarur apo pret urdherat e Rames dhe Veliajt? Keto fakte e prova jane te njohura per te gjithe shqiptaret dhe ato as nuk fshihen e as nuk zhduken dot. Ndaj SPAK sa me shume vonohet vetem sa kompromenton rende veten, pasi fatin e pakthyeshem te bandes se inceneratoreve nuk e ndryshon dot.” – shkruan Vasili.