Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Akti më i rëndësishëm që vendosi Kuvendi Kombëtar është shkëputja nga e shkuara


Kreu i PD-së Basha ka thënë se akti më i rëndësishëm i marrë nga Kuvendi Kombëtar është zgjedhja e së ardhmes e shkëputja nga e shkuara.

I ftuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës në News24, ai theksoi se PD-ja duhet të kthehet në nivelin ku e kërkojnë dhe presin qytetarët.

“Te ne rëndon tani guri i provës që qytetarët të na besojnë. Ne lindëm në ditët më të errëta si shpresa e shqiptarëve dhe tani është detyra jonë që të jemi aty ku duhet. Liria vjen me përgjegjësi të mëdha. Akti m i madh që ka bërë Kuvendi Kombëtar është që ka zgjedhur të ardhmen. Kjo do të thotë të shkëputesh nga ajo pjesë që të mban në vendumëro ose të tërheq prapa në qasjen ndaj qytetarëve, të vërtetës, medias.” – tha Basha.