Kreu i PD-së tha mbrëmjen e sotme se demokratët që po ndjekin Sali Berishën se po keqpërdoren prej tij dhe se kjo i ka shkaktuar një keqardhje.
Basha tha gjatë emisionit Real Story se PD-ja është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo situatë të krijuar nga Berisha duke shtuar se synimi i tij është shmangia e përplasjes mes demokratëve.
Kryedemokrati tha gjithashtu se faji më i rëndë i Berishës është përplasja e demokratëve me njëri-tjetrin.
“Në oborr kishte njerëz që e kanë urryer Sali Berishën dhe tani i shkojnë pas se mendojnë se do ë shfrytëzojnë për interesat e tyre. Po kishte edhe demokratë, të cilët unë i njoh. Ti shohësh ata të keqpërdoren kisha një ndjesi dhimbjeje. Ata nuk e meritojnë të keqpërdoren. Ndjesi e thellë keqardhjeje për demokratët që po keqpërdoren. Por ata duhet jenë në krahun e PD-së në një betejë frontale kundër regjimit. Për herë të parë një parti politike po afron njerëz që nuk janë anëtarë të partisë të marrin pjesë në vendimmarjen e partisë, nga të gjitha shtresat. Ekipi në PD është ndër më përfaqësuesit, programi ishte më i mir ndonjëherë në vend. Tani duhet të gjejmë mënyra të bindim elektoratin gri të na votojë. PD-ja është e gatshme t’i përgjigjet çdo situate. Demokratët nuk kanë sherr me njëri-tjetrin. Jemi në një tollovi të krijuar nga një person me shumë ndikim në PD pas shpalljes së tij non grata. Përplasja e demokratëve me njëri-tjetrin është faji më i rëndë i Sali Berishës.” – tha ndër të tjera Basha.