Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje për SHBA-në: Ndaloni çdo veprimtari që dublon politikën e jashtme amerikane në Ballkan të Sorosit


 Në fjalimin e tij para demokratëve, ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një mesazh edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai i bëri thirrje SHBA-ve të ndalojnë çdo veprimtari politike që dublon politikën e jashtme të SHBA-ve në Ballkan të miliarderit George Soros.

Këtë të fundit Berisha e konsideron “kumbar” të nismës për Ballkanin e Hapur.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kjo protestë është për vokacionin perëndimor të Kombit.

“Protesta jonë është një protestë për vokacionin perëndimor të Kombit shqiptar. Vucic ka ardhur këtu, si udhëheqësi i Ballkanit të Hapur. I tillë si udhëheqës i Beograd Shkup Tiranë, i tillë nuk do jesh zotëri kurrë i mirëpritur në Tiranë. Jo dhe jo sepse nordi yt, është Moska. Pas nismës tënde është ideja e serbomavise, përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit. Sot Sebia e Vuçiçit edhe më shumë se ajo e Miloshevicit është shndërruar në Rusia e vogël. Në të vërtetë Rusia e Vogël, është rrezik për paqen stabilitetin e rajonit.

Protesta jonë sot, është protesta e mbarë njerëzve të qytetëruar në Europë dhe në Botë, që nuk pajtohen kurrë me gjenocidin dhe presin nga Beogradi të kërkojë falje publike dhe jo të mohojë Srebrecinës. Ata që mohojnë gjenocidet nuk duhet të kenë vend në botën e qytetarëuar.

Ndaj dhe kjo protestë ka dimensione të shumta, në emër tuaj dua të deklaroj sot se Ballkani i hapur do të hidhet poshtë, me të gjitha aktet sapo PD të jetë në pushtet. Ballkanin e Hapur treshja Vucic dhe vasalët e tij, përpiqen ta paraqesin edhe si politikë që e mbështesin SHBA. Ky është një mashtrim,. SHBA kanë qenë faktor paqe stabiliteti në Ballkan dhe janë, por dua të them Ballkani i Hapur ka një kumbar dhe ai është Soros.

Me këtë rast, më lejoni t’i thirrje SHBA-ve të ndaloje çdo veprimtari politike që dublon politikën e jashtme të SHBA në Ballkan të Soros.”- u shpreh Berisha.