Elon Musk ka zbuluar se sa i detyrohet qeverisë amerikane në taksa, pasi pretendoi se do të paguante më shumë para në buxhetin e SHBA-ve këtë vit se çdo amerikan tjetër në histori.
“Për ata që pyesin, unë do të paguaj mbi 11 miliardë dollarë taksa këtë vit.”- shkroi Musk të hënën në Twitter, në një përpjekje të dukshme për të shuar spekulimet rreth situatës së tij tatimore.
Pronari i Tesla-s dhe SpaceX-it ka shitur aksionet e tij në kompaninë e makinave elektrike, duke hequr qafe rreth 12.9 milionë aksione me vlerë gati 14 miliardë dollarë që nga fillimi i nëntorit.
Musk bëri bujë muajin e kaluar kur pyeti ndjekësit e tij në “Twitter” nëse ata mendonin se ai duhet të heqë qafe 10% të aksioneve të Tesla-s, duke premtuar se do t’i përmbahet këshillave të tyre.
Musk ka afat deri në gusht për të lidhur një ujdi që do ta lejonte atë të blinte aksionet e Tesla me rreth 1% të vlerës së tyre aktuale. Për ta bërë këtë, atij i kërkohet të paguajë tatimin mbi të ardhurat për stokun e shitur.
Vlerësimi i vetë Musk se sa taksë do t’i paguajë qeverisë amerikane përputhet me shifrat e cituara nga media. Për shembull, The Business Insider raportoi të enjten se Musk po përballet me një faturë tatimore “vetëm 12 miliardë dollarë”.