Tre armë zjarri (dy automatikë kallashnikov e një pistoletë), dy granata dore dhe 120 fishekë janë gjetur në dy çanta të zeza në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë.
Ato janë kapur nga efektivët e policisë kufitare në Qafë Botë në vendin e njohur si Mesogu i Vogël.
Policia po heton për të bërë të mundur kapjen e personave që kanë të bëjnë me arsenalin e armëve të gjetura.