Vendosni fjalën kyçe....

Ligjet e kthyera nga Presidenti, Kuvendi i miraton me 76 vota


Kuvendi ka rrëzuar dekretet e Presidentit të Republikës për kthimin e disa ligjeve të propozuara nga qeveria.

Me shumicë votash është miratuar dhe akti normativ për buxhetin e vitit 2021 si edhe projektligji “Për statusin “Femijë në përkujdesje të Republikës”.

Gjithashtu ndër të tjera është rrëzuar edhe dekreti për kthimin e ligjit “Për bashkëqeverisjen”.

Ligjet e miratuara:

Kuvendi miraton me 90 vota pro, Aktin normativ për buxhetin e shtetit për vitin 2021

Kuvendi miraton me 83 vota pro, 1 kundër p/ligjin “Për statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Kuvendi miraton me 75 vota pro, 11 kundër dhe 1 abstenim ndryshimet në ligjin “Për investimet strategjike”

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për Bashkëqeverisjen”

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e buxhetit për vitin 2022

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për taksat kombëtare”