Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Belgjikës, Bruksel, duke protestuar kundër kufizimeve Covid-19. Marshimi u shndërrua në përleshje me policinë, ku rreth 55 persona përfunduan të arrestuar.
Rreth 3,500 persona marshuan nëpër rrugët e Brukselit, sipas vlerësimeve të policisë. Organizatorët e mitingut, megjithatë, dhanë një numër dukshëm më të madh, duke pretenduar se deri në 50,000 morën pjesë në ngjarje.
Protestat në kryeqytetin e Belgjikës vazhdojnë për disa fundjavë radhazi, me të gjitha protestat e mëparshme që kanë përfunduar në dhunë e përplasje me policinë. Marshimi i së dielës u shoqërua nga një forcë e madhe policie.
Protestuesit dënuan kufizimet dhe politikat e qëndrueshme anti-koronavirus si nxjerrja e një lejeje shëndetësore Covid-19, diçka që ata e shohin si vaksinim të deetyrueshëm. Marshuesit u panë duke mbajtur pankarta të ndryshme, ku shkruhej; “Mjaft më është mjaft” dhe “Mos i prekni fëmijët tanë”.
Ndërsa marshimi ka qenë kryesisht paqësor, një grup protestuesish u përleshën me policinë, duke goditur forcat e rendit me shishe, gurë trotuari dhe objekte të tjera.
Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe duke i goditur protestuesit siç tregojnë disa video nga vendi i ngjarjes.
Të paktën një nga protestuesit u plagos gjatë përleshjeve e përfundoi në spital.