Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e thirrur nga Berisha, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë paralajmëron qytetarët e vet: Ta shmangni tubimin


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka publikuar një njoftim ku këshillon shtetasit e saj që të qëndrojnë larg selisë blu dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në njoftim thuhet se ndonëse mund të jetë një protestë paqësore, situatat mund të ndryshojnë.

“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.”– thuhet në njoftimin e ambasadës.

Protesta nis nga momenti në moment, ndërsa mbështetësit e Berishës janë mbledhur tashmë në selinë blu dhe janë gati për marshimin.

NJOFTIMI I PLOTË I AMBASADËS

Vendndodhja: Tiranë: Nga selia e Partisë Demokratike në Kryeministri

Data/Ora: E hënë, 20 dhjetor 2021, ora 16:00

Ngjarja: Është thirrur protesta për të hënën, më 20 dhjetor, duke filluar nga ora 16:00. Organizatorët e protestës kanë njoftuar se grumbullimi do të nisë në selinë e Partisë Demokratike dhe do të migrojë në afërsi të Kryeministrisë.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.