Vendosni fjalën kyçe....

Protesta nis nga momenti në moment, reagon Sali Berisha: Shqipëria e tëra në protestë


Nga momenti në moment nis protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai thotë se e gjithë Shqipëria është në protestë.

 “Shqipëria e tëra në protestë!

Dhjetra mijra qytetarë vërshojnë në protestën historike në mbrojtje të interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestuesve të pamposhtur!”- shkruan Berisha.

Protestuesit do të marshojnë nga selia e PD-së drejt Kryeministrisë. Berisha i ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës kundër Vuçiçit duke thënë se ai nuk është i denjë që të pritet në Tiranë.

“Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesorë. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.”– janë fjalët e përdorura nga Berisha pak më herët gjatë ditës së sotme.