Sot pritet të mbërrijë në Tiranë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës “Open Balkan”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protesta me këtë rast ndërsa në rrjetet sociale ka listuar arsyet se pse qytetarët duhet t’i bashkohen.
“Miq, më lejoni që në hapësirën për komente të listoj 4 arsye se përse duhet të merrni pjesë në protestën e sotme!”- shkruan Berisha.
Në arsyet që përmend në hapësirën për komente, Berisha e quan Vuçiçin ministër të Millosheviçit.
“Vuçiç është ministër i Milloshevicit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjek politikën e shefit të tij!
Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe ndaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet.
Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.
Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesorë. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.”- shkruan Berisha.