Kryeministri Edi Rama në seancën e fundit parlamentare për këtë vit shpjegoi paketën për ndihmën ekonomike.
Kryeministri Rama prezantoi edhe nismën ligjore për statusin “Fëmijë në kujdesin e Republikës” që materializon një dhënien e ndihmës për fëmijët që prindërit e tyre kanë rënë në krye të detyrës për një kategori të veçantë profesionesh apo motivacioni.
“Nga muaji i ardhshëm të gjithë nënat me 3 ose më shumë fëmijë do të përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike, ashtu si vajzat dhe gratë e dhunuara apo të trafikuara. Po ashtu edhe jetimët që janë në skemën e ndihmës ekonomike. Por këtyre u shtohet edhe një kategori tjetër, përmes nismës së re ligjore për statusin ‘Fëmijë në kujdesin e Republikës’ dhe që faktikisht materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice në raport me ata që ndjehen më të dobët se i përkasin kategorive vulnerabël. Kuvendi do të përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijë e ‘dëshmorëve të Atdheut’, të mjekëve apo infermierëve që humbën jetën në krye të pandemisë si rezultat i pandemisë, të personave që kanë humbur jetën për të mbrojtur pronës, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e përmbushjes së detyrës në gjendje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore. Shteti merr në mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë të gjithë fëmijët e të gjithë këtyre kategorie prindërish, për t’i mundësuar sigurimin e jetës. Statusi përfitohet deri në 18 vjeç, por shtyhet deri në 25 vjeç kur ndjek arsimin e lartë. Mbrojtja bëhet në masën 100% kur personi që ka humbur jetën ka 1 fëmijë, në masën 70% kur ka 2 fëmijë, në masën 50% kur ka 3 fëmijë, në masën 40 kur ka 4 fëmijë.
Në një proces qeverisës në çdo hap të rritjes së mundësive për të bërë më shumë për njerëzit në nevojë do të vijojmë të rrisim masën e mbështetjes ndaj tyre. Këta fëmijë përfitojnë përfitim financiar, për nxënësit apo studentët, pavarësisht faktit se marrin një mbështetje maksimale financiare nga shteti. Këta fëmijë përfitojnë një asistencë profesionale falas në fund të çdo cikli arsimor. Personi që merr statusin fëmijë, ka gjithashtu një sërë të drejtash të tjera të natyrës simbolike dhe morale. Shumë të vetëdijshme për borxhin ndaj atyre që dhanë jetën e tyre me akte të larta, dhe që i dhanë ndjesinë e jashtëzakonshme për vlerën e jetës dhe mbrojtjen e jetëve të tjerëve, kjo qeveri ofron sot përmes fuqisë dhe shumicës në këtë sallë dorën e mbrojtjes dhe të një kujdesi të posaçëm. I ftoj që ta votojnë unanimisht këtë ligj, është detyrimi i secilit si deputet, si bir si prind si motër si vëlla”- tha Rama.