Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha u prin demokratëve në marshimin drejt Kryeministrisë (FOTO)


Ish-kryeministri Sali Berisha po u prin protestuesve që cilët janë nisur nga selia blu për të marshuar drejt Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo sipas Berishës do të jetë protesta e parë kombëtare kundër nismës së “Ballkanit të Hapur” dhe aferës së inceneratorëve. “Poshtë Vuçiçi”- bërtasin disa protestues.

Kjo protestë vjen në ditën kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç vjen në Tiranë në kuadër të nismës për “Ballkanin e Hapur”, në mbledhjen që do mbahet në Elbasan sëbashku me kryeministrin Edi Rama si dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mësohet se në podiumin e protestës do ketë përfaqësues edhe nga Kosova. 

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli do t’iu drejtohet protestuesve me një mesazh.  Disa fjalë në protestën e sotme pritet t’i thonë edhe ish-presidenti Bujar Nishani, ish-ministri Ylli Manjani, Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Edit Harxhi, Megi Balliu. 

Protesta do të mbyllet me fjalimin e liderit historik të PD, Sali Berisha.