Vendosni fjalën kyçe....

Shkolla i detyrohet studentit transgjinor 4 milionë dollarë për përdorimin e banjës


Një juri në Misuri ka vendosur që një distrikt shkollor i detyrohet më shumë se 4 milionë dollarë një studenti mashkull transgjinor, i cili paditi për diskriminim seksual pasi iu mohua përdorimi i banjove dhe dhomave të zhveshjes së djemve.

Juria e kontesë Jackson vendosi të hënën se studenti i paidentifikuar ishte diskriminuar ‘në bazë të seksit të tij’.

Sipas ankesës, studenti kishte regjistruar një ndryshim ligjor të emrit në vitin 2010 dhe përditësoi certifikatën e lindjes në 2014 për të pasqyruar emrin dhe gjininë e tij të re.

Megjithëse shteti e njohu studentin si djalë, Shkolla e Mesme Delta Woods në Blue Springs ia mohoi përdorimin e dhomës së zhveshjes së djemve për shkak të organeeve ‘gjenitaleve femërore’, thuhet në padinë e ngritur në vitin 2015. Padia pretendonte se studenti ndihej i veçuar dhe inferior ndaj djemve të tjerë për shkak të përjashtimit.

Duke komentuar vendimin, distrikti shkollor Blue Springs tha se nuk ishte dakord dhe do të kërkonte ‘lehtësimin e duhur nga gjykata dhe gjykata e apelit nëse do jetë e nevojshme’. Blue Springs është pjesë e zonës më të madhe urbane të Kansas City, me një popullsi prej rreth 57,000 banorësh.