“Në kushtet e humbjes së legjitimitetit të gjithë PD, e kushtet e një kacafytje të shëmtuar mes dy hijeve politike, që e kanë futur opozitën në vallen e marrëzisë kinse heroike, ju e keni humbur mundësinë e privilegjin e një replike nga ana e kësaj shumice, duke ju lënë në avazin tuaj po kthehem tek një hero i vërtetë”-tha Spiropali.
Më tej Spiropali shpjegoi paketën ligjore dhe ndihmën që synohet të japë kjo nismë për “Femijët nën kujdesin e Republikës”.
“Arjan Sala ishte baba i një fëmije. Një ditë marsi të këtij viti ai u nis për në punë për të mos u kthyer kurrë më. Kamerat e siguruan teksa futej në zonën e rrezikut për të nxjerrë punonjësit nga magazina e qendrës, që po shkrumbohej. Sot ne propozojmë pr.ligjin për statusin “Fëmijë nën kujdesin e Republikës”, për të mbështetur fëmijët e atyre prindërve, që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Nuk ka mbështetje materiale që të mbushë zbrazëtinë e atyre fëmijëve, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndjehen të mbështetur për të hyrë në rrugën e jetës së tyre. Synimi ynë është t’iu ofrojmë përkujdesjen e shtetit fëmijëve të policëve, mjekëve, infermierëve, dëshmorëve të atdheut. Në themel të kësaj politike është nderimi më i lartë për fëmijët e atyre që për shtetin tonë japin gjithçka”, tha Spiropali.
Pas fjalës së Spiropalit, Kreu i Opozitës, Lulzim Basha replikoi me ministren e shtetit për Mardhëniet me Parlamentit duke thënë se qeveria nuk duhet të merret me opozitën. Ai foli sërish për akuzat për korrupsion dhe arrestimin e Lefter Kokës.
“Sot është vendi dhe koha për të thënë se hapi i parë i ndërmarrë me arrestimin e një prej ministrave mund të jetë një dritë shpresë, që një nga kolonat të shoqërisë të rindërtohet. Për më shumë se 5 vite Rama dhe trekëndëshi i Bermudës janë përpjekur të ndërtojnë reformën në drejtësi, me njerëz që japin garanci që nuk do preken trekëndëshi i Bermudës, me gjyqe si ai i Saimir Tahiri, me të pandehur që sot janë në arrati dhe me një kokë turko që për ironi e ka mbiemrin koka, por në fakt është bishti, sepse koka është prapa meje. Në asnjë vend normal, edhe qytetari më i thjeshtë i Afrikës e kupton që 17 vendime brenda ditës nuk kanë si të ndodhin nëse koka është koka që është në pranga dhe jo ky që është prapa meje”- deklaroi Basha.
“Përfaqësues të fenomenit të korrupsionit mund të cohen të gjithë se ndihen të korruptuar. Disa prej tyre janë kriminelë të skeduar nga CIA e DEA po përsa kohë s’i përmend emrin përse i jepet fjala. se edhe kur i përmend ulin kokën. Zonja 5 mln vjen këtu na tregon legjitimitetin. Kam tre muaj që iu jap mundësinë të provoni që nuk është akuzë. Lëreni propagandën në këtë ditë ku duhet të ishte gjysma në SPAK. Lëreni propagandën jeni kapur në vjedhjen e shekullit. Keni cuar bishtin për kokë e koka pa le ku ju ka shkuar. Koka ju ka shkuar për peshk te Vucic.
Jeni të pastër ju? Hajde shkojmë në SPAK. Merr në shqyrtim pasurinë e gjithësecilit prej nesh. mos ketë merak zonja 5 mln. Të gjithë nga i pari te i fundit në SPAK me detyrim.” tha më tej Basha.