Vëllai i ish-liderit laburist, Jeremy Corbyn, Piers Corbyn, është arrestuar pasi dyshohet se ka bërë thirrje që zyrat e deputetëve që janë pro bllokimit Covid të digjen gjatë një proteste kundër vaksinimit të detyrueshëm në Westminster.
Corbyn u arrestua në Southwark, Londër të dielën në orën 1:45 të mëngjesit me orën lokale, sipas The Guardian, e cila citoi burime të policisë Metropolitane. Policia kishte përmendur më parë se po hetonte një video në të cilën udhëheqësi i protestës kundër bllokimit dukej se po mbronte zjarrvënien.
Vëllai i ish-udhëheqësit laburist Jeremy Corbyn mund të shihet në video, duke u bërë thirrje mbështetësve të ‘godasin me çekan për vdekje atë llum që ka vendosur të vazhdojë me instalimin e fashizmit të ri’.