Partia Demokratike ka vendosur të mbledhë përsëri Këshillin Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka informuar anëtarët se mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, rreth orës 17:30.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”- thuhet në mesazhin dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar.