Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha ka mbështetur projektet e Soros në rajon


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme në një intervistë për “Faxnews” se Lulzim Basha, me heshtjen e tij në krye të opozitës, ka mbështetur çdo projekt të George Soros në rajon.

Berisha u pyet nëse Soros e ka sjellë Bashën në Shqipëri si politikan, por ish-lideri demokrat thotë se nuk ka një informacion të tillë.

“Ajo çka mund të them, Lulzim Basha në këto vite në krye të opozitës, me heshtjen e tij, ka mbështetur çdo projekt të George Soros në rajon. Nëse ka qenë në borderotë e Sorosit, nuk e di. Me qëndrimet e tij, i ka mbështetur projektet e Sorosit” – tha Berisha.

Berisha i është përgjigjur dhe aludimeve se ai ka bërë një marrëveshje me Soros.

“Asnjë marrëveshje nuk kam bërë me Soros. I vetmi premtim ka qenë për ndihmën e 10-vjetorit të Romëve. Ishte një projekt i OKB-së. Isha i angazhuar me disa projekte për t’i ndryshuar jetën e tyre. OKB e kishte shpallur këtë dekadë për romët. Soros ka qenë një kontributor në këtë projekt. Në krye të saj, kemi një Erion Veliaj” – tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha shprehet se gjatë viteve të fundit, opozita dhe mazhoranca, kanë pasur të njëjtat qëndrime mbi çështjet kombëtare.

“Në një seri foltoresh, në kuvendin e jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit të rithemelimit të PD-së, me ndryshimet e mëdha që u bënë në statutin e kësaj partie. Gjithçka synon rikthimin e saj tek vlerat konservatore të shqiptarëve. Një miting i tillë thirrej pas shumë vitesh për interesin kombëtar.

Ky interes, u nëpërkëmb nga Edi Rama. Ka qenë një konstatim shumë i drejtë. Prej kohësh, mediat kishin njoftuar se ka një ngjashmëri në qëndrime mes pushtetit dhe opozitës. Kishin arritur në përfundimin se pushteti dhe opozita po ndajnë oligarkët dhe botën e krimit. Opozita dhe mazhoranca ndan qëndrime dhe për çështjet kombëtare”– tha Berisha.