Ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me mbështetësit e tij është rikthyer në selinë e PD-së.
Një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit serb Vuçiç në Shqipëri, grupimi i Sali Berishës, do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës të Komisionit të Rithemelimit të PD-së.
Kjo është hera e tretë që grupi i liderit historik të PD-së shkon në selinë blu. Këtë radhë, ata i kanë kërkuar gazetarëve të dalin jashtë pasi mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha në këto momente po zhvillon një tjetër mbledhje në një tjetër sallë në selinë blu.