Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i përgjigjet Bashës për personin që theu bravën: Ka qenë në çadrën tënde për netë të tëra, nuk i di veprat penale të tij


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj akuzave të Lulzim Bashës se personi që theu bravat Fatjon Dauti ka qenë edhe në çadrën e organizuar nga kreu i PD-së në 2017.

Lidhur me akuzat se Fatjon Dauti ka kryer vepra penale, Berisha u përgjigj se nuk i di që i ka kryer.

Personi që theu derën është një militant i PD-së, sipas mediave me precedentë në Britaninë e Madhe, nuk e di, nuk e njoh. I një familje thellësisht të persekutuar nga Hasi, i cili ka lënë netë të tëra në çadrën e lirisë që doli çadra e partisë. Nuk e kam në natyrën time, por më kanë dërguar me dhjetëra foto dhe video të Lulzim Bashës me Fatjonin. Nuk i di veprat penale që ka kryer Fationi, por sot kam arritur në përfundimin që dy kriminelët më të mëdhenj janë Rama dhe Basha.

Nëse Fatjon Dautit Lulzim Brava nuk i përmendi sot një dosje, unë nuk e kam njohur, ata që e njohin thonë që ka shumë vite këtu askush nuk ka folur me të, unë i përmend Lulzim Bashës dosjen “Toyta Yaris” që e nxjerr grup të strukturuar kriminal, apo dosjen “Muzin”. I them Bashës dhe Ramës që ju me këtë akt po ngjiteni në nivelin e krimit politik të Enver Hoxhës”, tha Berisha në emisionin “Pushteti” në “Fax News”.