Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Policët në Komisariatin Nr.2 keqtrajtuan mbrëmë adoleshentë dhe të moshuar pas protestës


Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediet, ka bërë akuza të forta ndaj Policisë në Komisariatin Nr.2 në kryeqytet, duke thënë se mbrëmjen e kaluar pas protestës ka ketrajtuar protestuesit e ndaluar, mes të cilëve adoleshentë por edhe të moshuar.

“Prej 8 vitesh, interesi kombëtar në Shqipëri mbeti jetim. Ai u nëpërkëmb dhe tradhëtua në mënyrën më flagrante nga Edvin Kristaq Rama dhe në heshtje u trajtua pothuajse njëlloj nga ish-kreu i opozitës që me program dhe statut duhej të mbronte këtë interes, Lulzim Brava.

PD e ringritur, rithemeluar mbi vlerat konservatore u dëshmoi mbrëmë shqiptarëve dhe vbotës se interesi kombëtar në këtë vedn ka avokatë të fuqishëm në opozitës shqiptare.

E theksoj, kun dër aleancës trilaterale të Beogradit me vasalët e tij që nuk mbjell bashkëpunim, usshqen nacionalizmat dhe largon Ballkanin nga Europa, vendos hegjemnoninë serbe në rajonn dhe rajonin si zonë të influencës ruse.

Aq më tepër kjo përbën një rrezik serioz po të keni parasysh që dy vende vasale të Beogradit, janë vende anëtare të NATO-s dhe e kanë bërë këtë akt pa marrë asnjë miratim nga Aleanca Euroatlantike e Veriut.

Sëbashku me përpjekjet për të mbajtur Kosovën në një darë armiqësore të klikave në pushtet, ishte motiv I protestës sonë mbrëmë.

Falenderoj të gjitha mediet që e kanë përcjellë atë me objektivitet.

Dënoj disa akte brutale të narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë njerëz të pafajshëm, ka keqtrajtuar adoleshentët në fugona, në veçanti narkobanditë të Komisariatit 2.

Jam sot këtu për të paralajmëruar Narkopolicinë, se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrjeve në protesta apo lëvizjet revolucionare.

Mbrëmë gjer në orën 1 të natës, në qelitë e komisariateve me urdhër të Ramës janë mbajtur adoleshentë 15-vjeçarë por edhe burra të moshuar 84 vjeçarë.

I përshëndes dhe falenderoj shumë deputetët dhe të gjithë drejtuesit, anëtarë të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së, zotërinjtë Noka, Bylykbashi, Shehu, Këlliçi, Gjata e shumë të tjerë të cilët kanë ndjekur në çdo orë, gjer në 1 të natës situatën në Komisariatet 1 dhe 2.

Shtoj këtu se me gjithë absurditetin e ndalimit pa motiv, Komisariati 1 nuk i ka keqtrajtuar të ndaluarit, gjë të cilën e ka bërë Komisariati 2 çnjerëzisht.

Zonja dhe zotërinj, sot Komisioni i Përkohshëm i drejtimit të PD-së pas diskutimesh të gjera, ka vendosur të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit të Rithemelimit të PD-së. Gjer më datën 22 Mars, të gjitha strukturat e kësaj partie duhet në përputhje me dnryshimet statutore, të ushtrohen në strukturat e anëtarëve të PD-së, në të cilat ata do vendosin me votën e lirë, për drejtuesit e tyre, forumet e tyre. Kjo është një punë intensive, por pasioni, energjia e demokratëve është më e madhe se kurrë.”- tha Berisha.