Ish-drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi e ka quajtur Kryeministrin Edi Rama bashkëpunëtorin e planeve serbe në rajon.
“Në këtë lojë Rama është pastër një kolaboracionist i Serbisë. Diskutimi për presh, mish, domate dhe speca është diskutim banal. Duhet të kishim një politikë të jashtëm të unifikuar me Kosovën kundër Serbisë”, tha Abazi në emisionin “Now” në Euronews Albania.
Ai shtoi se Rama ka marrë linjën e ‘koncesioneve’ ndaj Serbisë pas largimit të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga skena politike.
“Me largimin e Hashim Thaçit nga skena politike stafetën e koncesioneve ndaj Serbisë iu kalua kryeministrit Rama. Kjo ka ndodhur në 2019, kur LVV fitoi për herë të parë zgjedhjet. Menjëherë pa u mbushur java, u mbajt takimi i parë për ‘Open Balkan’ në Novi Sad”, u shpreh Abazi.