Vendosni fjalën kyçe....

Brigitte Macron do padisë ata që pretendojnë se ajo ka lindur mashkull


Bashkëshortja e presidenti francez, Brigitte Macron, besohet se është duke ndërmarrë veprime ligjore pasi ajo u vu në shënjestër të thashethemeve absurde se ajo kishte lindur mashkull dhe quhet Jean-Michel Trogneux.

Thashethemet e çuditshme se gruaja 68-vjeçare e presidentit francez Emmanuel Macron ka lindur burrë ka qarkulluar në mediat sociale në Francë nën hashtagun #JeanMichelTrogneux.

Sipas ‘Le Figaro’, Zonja e Parë synon të nisë procedurat dhe të bëjë një ankesë kundër nxitësve të teorisë së konspiracionit.

Teoria e diskutueshme u botua në një revistë të ekstremit të djathtë ‘Faits et Documents’ në shtator, e cila pretendonte se një hetim tre-vjeçar i mbështetur nga ‘shumë ekspertë’ e bëri këtë pretendim, raportoi CNeës.

Revista mujore prej 12 faqesh, e cila ka publikuar një sërë teorish të çuditshme rreth personazheve publike, thuhet se akuzoi Zonjën e Parë se kishte lindur si një burrë i quajtur Jean-Michel Trogneux.