Vendosni fjalën kyçe....

Fatos Tushe heq dorë nga ankimimi në Kushtetuese për shkarkimin e tij nga detyra


Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe ka hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes së tij për shkarkimin nga detyra.

Sipas televizionit “News 24”, Tushe ka hequr dorë nëpërmjet avokatit të tij nga kërkesa e tij për ankimimin e vendimit për shkarkimin nga detyra. Seanca do mbahej diten e sotme por dështoi për shkak të tërheqjes së Tushes.

Kujtojmë se Tushe u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Lushnjës me vendim qeverie por ai e çoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese.