Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet filiali i një banke në Dibër, një person i maskuar me kapuç kërcënon me thikë punonjësit e ikën me paratë


Filiali i i një banke është grabitur në Peshkopi ditën e sotme.

Një person i maskuar me kapuç, i armatosur me një thikë ka kërcënuar punonjësit dhe pasi ka marrë një shumë parash është larguar.

Policia po këqyr kamerat e sigurisë dhe po mbledh provat që mund të çojnë në identifikimin e kapjen e autorit.

Njoftimi

“Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë,  një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po  këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit.”