Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka bërë një reagim tjetër mbi çështjen e e inceneratorëve.
Në një postim në “Facebook”, zonja Kryemadhi shprehet se kreu i Bashkisë së Tianës, Erion Veliaj duhet të përballet me drejtësinë.
“Vazhdojmë me serinë e denoncimit publik të mega aferës së inceneratorëve. Më poshtë do të shihni vetëm një pjesë të zinxhirit të bashkëpunimit kriminal të gjithë shtetit shqiptar, në këtë aferë dhe konkretisht rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë. Pyetja shtrohet: Erion Veliaj do të përballet me drejtësinë në detyrë si kryetar bashkie, apo si i shkarkuar nga Rama?”- thotë Kryemadhi.
Në videon që shoqëron postimin, Kryemadhi paraqet atë që e quan “zinxhirin e bashkëpunimit” të shtetit shqiptar, në aferën e inceneratorëve.