Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja serbe: Protesta në Tiranë pati mbështetje edhe nga Beogradi, ka njerëz të së shkuarës që e ndërtojnë politikën mbi konflikt


Kryeministrja e Serbisë e ka quajtur ish-kryeministrin Berisha politikan të së shkuarës që e ndërtojnë politikën e tyre me konflikt.

Reagimi i saj vjen një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër nismës së Ballkanit të Hapur teksa presidenti serb Vuçiç e kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev ndodhen në Tiranë.

“Protestat padyshim që patën mbështetje nga Beogradi.” – tha Brnabiç në një talk shoë në televizionin Happy TV pa përmendur specifikisht askënd.

“Ka njerëz që tërhiqen nga forcat e së shkuarës e të tjerë që tërhiqen drejt së ardhmes, sepse disa njerëz thjesht nuk mund të imagjinojnë një të ardhme të ndryshme nga e kaluara e rajonit,” shtoi ajo, shkruan N1.

Sipas saj, nisma e Open Balkan kundërshtohet nga njerëz ‘të ngecur në disa stereotipe nga të cilat nuk mund të dalin’ dhe shtoi se ka njerëz që kanë frikë se nisma do të zbulojë të gjitha dobësitë e tyre.

“Politika e tyre e vetme është politika e konfliktit, jo e bashkëpunimit. Shumë politikanë në fakt janë politikanë të së shkuarës që duan të ndërtojnë politikën e tyre me konflikt.”