Vendosni fjalën kyçe....

Për darkë me Ballën e Veliajn? Selia blu përgënjeshton “Syri TV”: Basha ishte me gruan për ngushëllim


Partia Demokratike ka reaguar pas një lajmi të publikuar paraditen e sotme nga “Syri TV”, sipas të cilit kryedemokrati Lulzim Basha ishte takuar për darkë në një hotel në Tiranë, me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe deputetin socialist Taulant Balla.

Mirëpo sipas një njoftimi për mediet, lajmi është i pa vërtetë.

Sipas zyrës së shtypit të selisë blu, mbrëmjen e kaluar së bashku me gruan Basha ishte për ngushëllim në familjen Hysenbelliu.

“Shpifjet e Syrit të Sali Berishës vazhdojnë edhe sot, me lajme të sajuara turpshëm dhe që synojnë të fshehin të vërtetën që sot e di çdo demokrat, që Sali Berisha po tenton të dëmtojë PD për interesin e tij personal.

Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, nuk kanë qenë në asnjë takim apo darkë në hotel ‘Prestige’, por kanë qenë atje për ngushëllim në familjen Hysenbelliu, për shkak të ndarjes nga jeta të kryefamiljares së tyre të shtrenjtë. Degradimi i një media personale për hallin personal të Sali Berishës shfaq edhe njëherë përpara çdo demokrati dhe qytetari shqiptar, se vendimi i Partisë Demokratike për të zgjedhur të ardhmen dhe për të lënë pas të shkuarën, është interes madhor i demokratëve dhe Shqipërisë.”- thuhet në njoftimin e PD-së.