Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Është një fillesë krejt e re, marrëveshjet që do nënshkruajmë përcaktojnë një hap tejet të rëndësishëm


Kryeministri Rama ka thënë në fjalën e hapjes në takimin e nismës së Ballkanit të Hapur që po zhvillohet në Tiranë se sot do nënshkruhen një sërë marrëveshjes mes vendeve, që do lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve e shërbimeve.

“Është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitaleve e shërbimeve. Më lini të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur, duke përsëritur thirrjen se Ballkanin i Hapur është një nismë tërësisht përfshirëse dhe duke inkurajuar të tjetër të  jenë e kësaj përpjekje, por ne duhet të ecim para pasi kjo është nevojë të ecim para. Kjo marrëveshje do jetë një fillesë krejt e re për vendet.” – tha Rama.