Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në Partinë Demokratike me një video nga filmi vizatimor për fëmijë “Tomy&Jerry”.
Edi Rama e ka publikuar videon në rrjetin social TikTok duke e shoqëruar me mbishkrimet “brava-nonbrava” dhe “grata” “non grata”.
Pak orë më parë ishte edhe Elisa Spiropali nga radhët e socialistëve që e ironizoi me një foto nga filmi vizatimor përplasjen mes Bashës dhe Berishës.