Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Basha sheh lëvizjet e Berishës dhe thërret deputetët, nuk e shpëtojnë nga vendimi i sovranit


Deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaroi në emisionin “Task Forcë” në Syri TV se Basha nuk ka agjendë në Partinë Demokratike.

Sipas saj kreu i PD-së vepron sa herë lëviz Komisioni i Rithemelimit dhe Berisha. Sa herë ka lëvizje nga kampi i Berishës atëherë Basha thërret deputetët.

Vokshi shtoi se Bashën nuk e shpëtojnë deputetët pasi ai është shkarkuar nga anëtarët.

Komisioni për Rithemelimin e PD ka agjendën e tij, Lulzim Basha nuk ka agjendë. Sheh lëvizjet e Komisionit dhe të Berishës dhe në përgjigje të këtyre lëvizjeve, thërret deputetët. Pse deputetët do e shpëtojnë nga vendimi i sovranit? Askush nuk i shpëton vullnetit të sovranit. Sa më shumë e zgjat, aq më keq është fundi i liderëve, jo fizik, por moral. Lulzim Basha duhet të kishte ikur prej kohësh. Nuk është as europian, as dinjitoz. 43 mijë anëtarë votuan shkarkimin e Lulzim Bashës“, u shpreh Vokshi.