Presidenti serb Vuçiç ka komentuar djegien e flamujve serbë gjatë protestës së mbrëmjes së djeshme në Tiranë.
Ai theksoi se vendet duhet të shohin nga e ardhmja ndërsa tha se e njëjta gjë ndodhi edhe në vizitën e kryeministrit Rama në Beograd.
Vuçic vlerësoi reagimin e Tiranës zyrtare liodhur me rastin në fjalë duke bërë thirrje që të shihet nga e ardhmja.
“E di që shumica e njerëzve janë të interesuar për atë që do të them për djegien e flamujve dhe se kjo mund të jetë e vetmja gjë që do t’i bëjë ata të ndihen emocionalë. Por kur shikohet në mënyrë racionale, duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të kuptojmë se kur zemërohen, kur u djegim flamujt, dhe kjo ishte para ardhjes së Edi Ramës në Serbi. Kjo ndodhi këtu mbrëmë dhe nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake. Por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria reagoi me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe vetë kryeministri Rama.” – tha ndër të tjera Vuçiç.