Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiçi: Dua ta shihni Serbinë si një “shtëpi të dytë”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se nisma për “Balkanin e Hapur” do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, serbë dhe maqedonas. Ai mohoi që kjo kishte të bënte me idenë për “Serbinë e Madhe”, apo “Shqipërinë e Madhe”.

Por me këtë nismë dhe marrëveshjet e nënshkruara sot sipas tij do të mund të kemi më shumë turistë serbë dhe maqedonas në vendin tonë dhe e anasjellta.

Vuçiçi gjatë fjalës së tij, i ka ftuar shqiptarët dhe maqedonasit që ta shohin Serbinë si një shtëpi të dytë.

 “Dëshiroj të them që jam i lumtur për marrëveshjet e arritura sot, pasi është kurorëzimi i një punë prej 2 vitesh e gjysmë, por që nuk kishim arritur të hiqnin burokracitë, por falë këmbënguljes tashmë është bërë realitet dhe qytetarët të shikojnë përfitojnë nga kjo.

Kur erdha në Shqipëri e pash që kryeministrit Rama ju kundërvunë për këtë iniciativë të ‘Ballkanit të Hapur’, për ata që thonë se unë e dua Serbinë e madhe apo ata që thonë se ka të bëjë me ‘Shqipërinë e Madhe’,  kjo s’ka të bëjë me asgjë nga këto, as me ‘Maqedoninë e Madhe’, pasi janë diskutime që lidhen me të shkuarën.

Ne duhet të përqendrohemi në të ardhmen dhe këto gjera që ne kemi bërë për fermerët dhe për bujqësinë, kemi bërë që shumë turistë nga Shqipëria dhe nga Maqedonia të vijnë në Novisad dhe anasjelltas që qytetarët serbë të vijnë në plazhet e bukura shqiptare dhe liqenet e mrekullueshme të Maqedonisë së Veriut

Kjp punë që ne po bëjmë ka të bëjë me rezultate të prekshme për qytetqarëtr tanë.

Dhe duke ardhur sot në Tiranë, në emër të qytetarëve serb dëshiroj që të shpreh respektin tim për të gjithë qytetarët e Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut, për familjarët tuaj, dhe dua që t’ju mirëpresim në Serbi dhe dëshiroj që Serbinë ta shihni si një shtëpi tuajën të dytë. Sepse edhe ne dëshirojmë të ndihemi të tillë kur të vijmë në Tiranë apo në Shkup.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të vijojmë punën intensive për të gjitha ato që foli më parë Edi, pra heqja e barrierave jo tarifore dhe më pas ato tarifore.

Për shembull mbrëmë ne kemi diskutuar çështje me rëndësi me biznesmenë serbë dhe maqedonas dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne.

Në fund dua të falënderoj dhe Zoran Zaev që ka bërë së tepërmi dhe kjo iniciativë ekziston edhe në sajë të tij. Ne kemi rënë dakord që në çdo konferencë për shtyp ne të theksojmë ftesën që ne kemi për Prishtinën, Sarajevën dhe Podgoricën. Nuk po i bëjmë këto ftesa politike por ne dëshirojmë që këto tre kryeqytetet të bëhen pjesë e nismës sonë. Që të kemi gjëra të prekshme, si të kemi më shumë turistë për vende tonë. Të kemi dhe një fond të posaçëm për industrinë e filmit, për sportet, etj.”– është shprehur Vuçiçi.