Vendosni fjalën kyçe....

Zaev: Fokusi tek Bujqësia, do të përpiqemi që të kemi barazi standardesh


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ka folur lidhur me marrëveshjet e nënshkruara këtë të martë në takimin për “Open Ballkan”.

Gjatë fjalës së tij, Zaev është shprehur se në fokus të këtyre marrëveshjeve është bujqësia dhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit në këtë fushë.

Zaev zotohet se ata do të përpiqen që të kenë një barazi standartesh dhe shkëmbim eksperiencash në këtë sektor.

“Bujqësia luan një rol të rëndësishme në ekonominë e Ballkanit Perëndimor, pasi përbën 12% të PPB totale të rajoni tonë. Një shifër e lartë me mesataren e rajoni tonë, këto shifra tregojnë qartë se për shumicën e vendeve në rajon bujqësia është një ndër shtysat më të mira në vende tonë. Është sektori që gjeneron dyfish vende punë, dhe bashkëpunimi rajonal në këtë fushë ndër sektorale do të bëjë që kjo industri të shndërrohet në një motor të fortë i vendeve tona. Ne duhet që të jemi të motivuar për këtë bashkëpunim që krijon dhe hap vende të reja pune.

Shifrat i kam përmendur dhe janë të forta në vetvete, në mënyrë që të jetë i mundur dhe shkëmbimi tregtar është i rëndësishëm që ne të bashkëpunojmë me njëri tjetrin. Lehtësimi i kalimit doganor është një tjetër efekt për zhvillimin ekonomik.

Ne do të përpiqemi që të kemi barazi standartesh, ne besojmë që do të forcojmë bashkëpunimin mes tre vendeve dhe të shtojmë eksperiencën e vendeve te njëri-tjetrit. Bujqësia është një fushë që duhet ti kushtojmë një vëmendje të veçantë dhe në nismën e Ballkanit të Hapur ne duhet që të kemi një bashkëpunim të thelluar, dhe kam bindjen se nga ky forum do të dalim me nisma të tjera.”– janë fjalët e Zaevit.