Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Popullit: Rrjedhja e përsëritur e të dhënave dëshmon nivel të dyshimtë të profesionalizmit


Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar lidhur me databazën e rrjedhur në rrjetet sociale me të dhënat personale ndër to edhe pagat e mbi 600 mijë punonjësve.

Avokati i Popullit thotë se publikimi i tyre krijon potencial për tension dhe prishje të harmonisë sociale.

Më tej ky institucion thotë se cenimi i përsëritur i sigurisë së të dhënave personale dëshmojnë për nivele me të vërtetë të dyshimta të profesionalizmit të institucioneve për ruajtjen dhe menaxhimit të këtyre të dhënave.

Avokati i Popullit e konsideron shqetësues faktin e publikimit e paautorizuar të një baze të dhënash në të cilën ekspozohen detaje mbi pagat e punonjësve shqiptarë si dhe informacione të tjera sensitive.

Institucioni i Avokatit të Popullit tërheq vëmendjen për përsëritjen e këtyre publikimeve që cënojnë privacinë dhe të drejtat e qytetarëve duke krijuar një potencial të paidentifikuar tensioni dhe prishjeje të harmonisë sociale.

Cenimi i përsëritur i sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dëshmojnë për nivele me të vërtetë të dyshimta të profesionalizmit dhe seriozitetit nga ana e institucioneve të ngarkuara për ruajtjen dhe menaxhimin e këtyre të dhënave.

Avokati i Popullit kërkon hetimin e shpejtë dhe tërësor të kësaj ngjarjeje dhe marrjen e masave urgjente për mbylljen përfundimtare të këtij kapitulli të trishtuar i cili minon besueshmërinë e qytetarëve në organet e administratës dhe institucionet e shtetit shqiptar”-thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.