Vendosni fjalën kyçe....

Beçi-Kadiajt: Nëse do bëhej si duhej hetimi ju nuk duhet ta preknit kompjuterit pasi jeni të dyshuar


Ish-Prokurori Eugen Beçi deklaroi në emisionin se nëse hetimi për databazën patronazhisti do ishte bërë si duhej tani do ishin nxjerrë disa mësime dhe hetimi për databazën e dytë do ishte më i thjeshtë.

Ish-prokurori gjithashtu tregoi se si duhej të bërë hetimi në raste të tilla për të gjetur përgjegjësin për rrjedhjen e të dhënave.

Beçi iu drejtua zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia se nëse do bëhej si duhej hetimi prokuroria nuk duhej të lejonte të prekej kompjuteri i të gjithëve që kanë akses në të dhënat pasi janë të dyshuar.