Vendosni fjalën kyçe....

Dinamo dhe Skënderbeu ndahen në paqe, Laçi mund lehtësisht Kastriotin


Sfida mes Dinamos dhe Skënderbeut e luajtur në Elbasan Arena ka përfunduar në barazim pa gola me skuadrat që ndanë nga një pikë.

Barazimi u ndihmua edhe nga sistemi VAR i cili anuloi nga një gol për secilën skuadër.

Skuadrat ndodhet me pikë të barabarta në klasifikim dhe vetëm golavarazhi e rendit Skënderbeun në zonën e tranzit për një vend në Superiore.

Në sfidën tjetër Laçi ka vijuar ecurinë pozitive në Superiore duke shfrytëzuar përballjen me një kundërshtar si Kastrioti i cili ndodhet në vendin e fundit të tabelës.

Kurbinasit fituan 2-0 përballë krutanëve duke marrë 3 pikë që e ngjitin provizorisht në vendin e dytë të klasifikimit.

Golat për Laçin u shënuan nga Lushkja nga një për çdo pjesë.