Një ministër në Madagaskar u detyrua të notonte për rreth 12 orë për t’u kthyer në breg pasi helikoperi me të cilin udhëtonte ra në det gjatë një misioni kërkim-shpëtimi.
Sekretari i Shtetit për Policinë e Madagaskarit, Serge Gelle, kishte qenë në një helikopter me të tjerë si pjesë e një përpjekjeje për të inspektuar vendin ku ishte mbytur një anije prej druri, në Oqeanin Indian.
Megjithatë, helikopteri ra në oqean rreth 12 orë larg bregut, duke e detyruar ministrin të kthehej me not në një përpjekje për të mbijetuar.
Ministri 57-vjeçar, u filmua pak pasi u kthye në tokë, ndërsa qëndronte i shtrirë në një shezllon, i rraskapitur dhe ende me uniformën e tij ushtarake të lagur.
“Koha ime për të vdekur nuk ka ardhur ende.”-u tha ministri punonjësve të shpëtimit në breg. Au u shpreh se kishte të ftohtë dhe ishte i lodhur, por jo i lënduar pas incidentit.
♦️Le GDI Serge GELLE, un des passagers de l’hélicoptère accidenté hier a été retrouvé sain et sauf ce matin du côté de Mahambo.
☑️ Les sapeurs sauveteurs de la #4°UPC ont également retrouvé le carcasse de l’hélicoptère au fond de la mer. pic.twitter.com/sP2abwTMwB— Ministère de la Défense Nationale Madagascar (@MDN_Madagascar) December 21, 2021
“Ai ka pasur gjithmonë qëndrueshmëri të madhe në sport dhe e ka mbajtur këtë ritëm si ministër, ashtu si një 30-vjeçar.”- tha shefi i policisë, Zafisambatra Ravoavy, duke lavdëruar ministrin pas kthimit të tij.
Siç shkruan RT, një oficer policie që ndodhej në bordin e helikopterit gjithashtu arriti të kthehet në tokë i sigurt, por dy pasagjerë të tjerë janë ende të zhdukur.
Ndërkohë misioni në të cilin ishte nisur ministri lidhet me një anije të mbytyr, që mendohet të jetë një anije mallrash që besohet të ketë transportuar ilegalisht pasagjerë, me rreth 130 persona në bord. Deri më tani, 64 persona janë konfirmuar të vdekur, 20 ende të zhdukur, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë.