Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli rekomandon dozën e katërt të vaksinës kundër Covid


Një panel ekspertësh izraelitë të shëndetit ka votuar për të rekomanduar një dozë të katërt të vaksinës Covid-19 për qytetarët e moshës 60 vjeç e lart, me kryeministrin Naftali Bennett që tashmë u kërkon banorëve që ta bëjnë vaksinën përpara miratimit zyrtar.

Një organ i Ministrisë së Shëndetësisë i njohur si stafi i trajtimit të pandemisë votoi për dozën shtesë të martën, sipas Times of Israel. Përveç të moshuarve, për dozën e katërt janë rekomanduar edhe grupe të tjera me rrezik të lartë dhe punonjësit mjekësorë, megjithatë për këtë pritet ende miratimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryeministri Bennett i nxiti grupet e rrezikuara të bënin dozën e katërt, duke thënë se votimi i së martës ishte ‘lajm i mrekullueshëm që do ndihmojë në kapërcimin e valës Omicron që po përhapet në të gjithë botën’, duke iu referuar variantit të fundit të koronavirusit.

Nëse miratohet zyrtarisht, qytetarëve që kualifikohen për vaksinën shtesë do t’u kërkohet të presin të paktën katër muaj pas dozës së tretë, raportoi Times of Israel.