Vendosni fjalën kyçe....

Kaso: Databaza ishte në disa nivele, një e dhënë tjetër ka edhe informacione me të dhëna bankare


Ivi Kaso, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin në Euroneës Albania se ka dyshime se databaza është në disa nivele dhe se deri më tani janë publikuar dy databaza.

Sipas Kasos një databazë tjetër ka të dhëna akoma më sensitive ku përfshihet të dhëna bankare apo regjistri të kredive.

Ka dyshime se databaza ishte në disa nivele, ishte niveli i parë që u bë publik dhe ky është niveli i dytë. Flitet që ka dhe nivele të tjera që kanë të dhëna akoma edhe më sensitive siç janë të dhënat bankare, regjistri i kredive që ekspozon përballë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe grupeve kriminale”, tha ai.