Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me publikimin një liste me informacione mbi rrogat e mbi 600 mijë qytetarëve, që ka qarkulluar ditët e fundit në “Whatsapp”.
Berisha e quan këtë një “superskandal” për të cilin shprehet se dëshmon dytyrën e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Superskandal i fundit i Narkoshtetit!
Kreu i meduzës dhe banda e tij në narkoqeveri në një superskandal që mund të ndodhë vetëm në një narkoshtet nxori në pazar edhe pagat e të gjithë punonjësve, zyrtarëve të narkoshtetit të tij.
Ky akt i shëmtuar është dhe superskandali më i madh dhe goditja më e rëndë për qëllimet elektorale por dhe të tjera të zeza të një të dhëne personale kryesore siç është paga për të gjithë punonjësit e Shqipërisë. Narkoshteti është shteti i bandave dhe drogës!
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të pashembullt që dëshmon dhe njëherë fytyrën e zezë të Narkoshtetit dhe kreut të tij të meduzës Edvin Rama!”- shkruan Berisha.