Vendosni fjalën kyçe....

Lufta kundër korrupsionit, DASH shpall “non grata” edhe 2-ish zyrtarët e lartë në Maltë


Departamenti i Shtetit Amerikan ka futur në listë të zezë dy ish-zyrtarë të Maltës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe minimit të demokracisë.

Dy zyrtarët e shpallur “non grata” nga SHBA janë Konrad Mizzi dhe Keith Schembri, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në veprime korruptive që kanë minuar sundimin e ligjit në Maltë.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price.

“Departamenti amerikan i Shtetit i përcaktoi publikisht ish-zyrtarët publikë maltezë, Konrad Mizzi dhe Keith Schembri si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprime korruptive që minojnë shtetin e së drejtës në Maltë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten #Të BashkuarKundërKorrupsionit me Maltën.”- shkruan Ned Price.