Ka përfunduar mbledhja e sotme e kryeministrit Edi Rama me ministrat, të cilët u mblodhën për të bërë një analizë mbi punën e bërë në 100 ditët e para të qeverisjes.
Anëtarët e kabinetit qeveritar u mblodhën sot që prej orës 09:30 të mëngjesit në vilën qeveritare, ku “diskutuan me punën e bërë në 100 ditët e para të mandatit të tretë qeverisës. Në fokus mësohet se ishin pandemia dhe procesi i rindërtimi.
Kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pas Samitit të “Ballkanit të Hapur” që u zhvillua dy ditë rresht në Tiranë, ku morën pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Tre liderët firmosën sëbashku 5 marrëveshje.