Në fund të vitit 2020, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 13.609 banorë, duke pësuar rritje me 0,8%, krahasuar me 2019.
Numri i të huajve rezidentë në 2020 dominohet nga meshkujt me 64,0% kundrejt femrave me 36,0%. Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2020 ishte 7.661 aplikime, duke shënuar një rënie me 7,0%, krahasuar me vitin 2019.
Të huajt rezidentë me origjinë nga Irani me 2.610, Italia me 2.067 dhe Turqia me 1.597, përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2020.
Të huajt me origjinë nga Evropa, në vitin 2020 rezultojnë 7.724 banorë dhe përbëjnë 56,8 % të të huajve gjithsej kundrejt 66,4% që përbënin në 2019.
Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2020, me 47,5%. Në vitin 2020 janë evidentuar 18.835 të huaj të parregullt në territorin e vendit ku pjesën më të madhe të tyre prej 55,9% e zënë të huajt me origjinë nga Iraku dhe Siria.
Gjatë 2020 numri i të huajve rezident përbëhet nga 8.676 meshkuj dhe 4.933 femra. Meshkujt zënë 63,8% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.
Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2020 është 7.661 aplikime, duke shënuar një rënie me 7,0%, krahasuar me vitin 2019. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Irani dhe Italia përbëjnë 44,9% të aplikimeve gjithsej, në 2020.
Të huajt në Shqipëri sipas kontinenteve, kryeson Europa
Të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri, sipas vendit të origjinës, në 2020 kryesohen nga vendet e Evropës, duke zënë 56,8% të të huajve rezident gjithsej.
Të huajt me origjinë nga Evropa janë 7.724, duke shënuar një rënie me 13,9%, krahasuar me 2019. Të huajt me origjinë nga Azia janë 4.048, duke shënuar një rritje me 61,3%, krahasuar me 2019.
Të huajt me origjinë nga Amerika, Afrika dhe Oqeania janë 1.837, duke pësuar një rënie me 9,4%, krahasuar me 2019.
Të huajt në Shqipëri, arsye kryesore punësimi
Në vitin 2020 të huajt rezident për arsye punësimi zënë 47,5% të të huajve gjithsej, ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 24,5%, arsyet për qëllime humanitare me 19,7%, arsyet për studime 2,0% dhe arsyet të tjera me 6,3%.
Te të huajt rezident në Shqipëri me origjinë nga Italia, përveç arsyes për punësim (68,9%) vihet re edhe një dominim i arsyes për bashkim familjar (18,3%).
Të huajt me origjinë nga Turqia, kryesohen nga arsyet për punësim (65,2%) dhe arsyet për bashkim familjar (32,3%).
Personat me origjinë nga Kosova, kryesohen nga arsyet për bashkim familjar (41,7%). Të huajt me origjinë nga SHBA dhe Kina kryesisht dominohen nga arsyet për punësim (respektivisht me 67,5% dhe 81,9%). Të huajt me origjinë nga Irani kryesisht dominohen nga arsye humanitare për të marrë leje qëndrimi në Shqipëri (98,8%).
Rriten hyrjet e të huajve të parregullt, kryesojnë Siria dhe Afganistani
Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm, rezultojnë 18.835 persona në 2020, kundrejt 11.890 personave në 2019.
Të huajt e parregullt të kapur për herë të parë sipas vendit të origjinës në 2020, kryesohen nga vende si Siria me 6.224 persona, Afganistani me 1.893 persona, Maroku me 1.182 persona, Iraku 1.061 persona, 2.682 persona nga vende të tjera dhe 5.793 të huaj të parregullt përsëritës.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al