Një stuhi e madhe pluhuri, me erëra deri në 109 kilometra në orë, përfshiu vendbanimet në të gjithë veriperëndimin e Queensland, Australi, të dielën. Shkencëtari thotë se ngjarja u shkaktua nga një grumbullim i disa stuhive në rajon.
Të dielën, komunitetet e Boulia, Isa, Dajarra dhe Urandangi u goditën nga një stuhi e frikshme pluhuri. Pamjet nga vendbanimet tregojnë një stuhi të kuqe të errët me përmasa biblike që përfshin rrafshinat e gjera të thata.
Shpejtësia e erës arriti deri në 109 kilometra në orë ndërsa fronti gjigant i motit zbriste në qendrat e largëta të popullsisë. Raportet sugjerojnë se disa banorë lokalë u kapën papritur nga pamja e tmerrshme dhe nxituan të mbyllen në shtëpi.
Helen Kirkup, një eksperte e motit në Byronë e Meteorologjisë të Australisë, tha se stuhia e pluhurit ishte rezultat i një vargu stuhish në rajon, që shtriheshin mbi 100 kilometra.
Meteorologia pohoi se rajoni mund të shihte shumë më tepër stuhi pluhuri gjatë gjithë verës. Zona është e prirur për verë shumë të nxehtë. Temperatura e lartë ditore pritet të qëndrojë mbi 40 gradë Celsius në Bulia.
Banorët vendas i thanë ABC News të Australisë se stuhia e së dielës ishte më e madhja që kishin parë prej vitesh.