Vendosni fjalën kyçe....

Të prodhosh energji duke pedaluar teksa ha hamburger, risia në Kinë (Video)


Zinxhiri i ushqimeve të shpejta McDonald’s ka futur biçikleta ushtrimore në të paktën një nga pikat e tij në Kinë, duke i lejuar klientët të kthejnë energjinë e tyre me hamburger në energji elektrike dhe të karikojnë telefonat e tyre, siç tregohet në një video virale.

Klipi, i postuar të premten nga përdoruesi i TikTok ‘cris13yu’, tregon një grua në atë që duket të jetë një McDonald’s kinez, duke ngrënë një hamburger teksa pedalon.

Videoja, e cila ka mbledhur miliona pëlqime dhe dhjetëra mijëra komente, ka bërë që njerëzit të pyesin nëse pika e ushqimit të shpejtë do i nxjerrë biçikletat e palëvizshme të stërvitjes edhe në pika të tjera.

Ndërsa vendndodhja e saktë e dyqanit në videon virale nuk dihet, McDonald’s China njoftoi hapjen e të ashtuquajturit ‘dyqani i përvojës së jetës me karbon të ulët’ në Jieyang, provincën Guangdong, në shtator.

Biçikletat, të bëra nga materiali i ricikluar, gjithashtu i lejojnë përdoruesit të rikarikojnë telefonat e tyre.